• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Asaad: Me fitoren e Aleppos nuk merr fund lufta

by A R
08/12/2016 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti sirian Bashar al Asad tha se fitorja e ushtrisë së tij në Alepo do të ishte një hap i rëndësishëm drejt fundit të luftës civile 5-vjeçare. Por, ai shtoi se mposhtja e grupeve rebele në qytetin verior nuk i jep fund automatikisht konfliktit.

Komentet e tij u bënë pasi rebelët kërkuan një armëpushim 5-ditor për të lejuar largimin e civilëve nga zonat e luftës, pasi u tërhoqën nga fortesat e tyre të fundit në qytetin e vjetër të Alepos. Megjithatë, Asad përjashtoi mundësinë e një armëpushimi, pavarësisht se këtë e kanë kërkuar edhe SHBA së bashku me 5 fuqi perëndimore.

Në një intervistë për gazetën siriane “Al Watan”, Asad u shpreh se Alepoja do të jetë një fitore për ushtrinë, por jo fundi i luftës në Siri. Ai tha se terroristët janë të pranishëm kudo në Siri dhe pas marrjes së kontrollit të Alepos do të vazhdojë lufta kundër tyre. Aktualisht, forcat qeveritare kontrollojnë 75% të Alepos lindore, zona që deri pak javë më parë ishin në duart e rebelëve.

SHBA, Britania, Gjermania, Italia, Franca dhe Kanadaja së bashku kërkuan një armëpushim të menjëhershëm për të lejuar OKB-në që të dërgojë ndihma humanitare në lindje të Alepos. Ata gjithashtu dënuan qeverinë siriane dhe Rusinë se nuk lejojnë kalimin e ndihmës dhe se bombardojnë shkolla e spitale. Por, pavarësisht kësaj, ushtria siriane dhe aleatët e saj rusë dhe iranianë nuk pranojnë asnjë armëpushim dhe as korridore humanitare shkruan tch. Sulmi me mortaja i së hënës ndaj një spitali fushor rus vetëm sa ka përforcuar vendosmërinë e Moskës që t’i japë fund betejës për Alepon sa më shpejt që të jetë e mundur./a.m.

Next Post
Tragjedia në Vlorë/ Prangoset shefi i hetimeve, i bëri presion shoferit: Prano që ke probleme me shikimin

Tragjedia në Vlorë/ Shefi i krimit rrëfen variantin e tij: U keqinterpretua kur thashë "je mirë nga sytë", ishte batutë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com