Një flotë e tmerrshme e ushtarëve rusë që përshkruajnë malet nëpër borë e të të armatosur me automatikë janë pamje nga pjesë e një stërvitje në temperaturat nën të trupave në komandën e Putin. Stërvitja, e filmuar nga mediat ruse, synon të përmirësojë ushtarët që të qëllojnë me saktësi ndërsa janë në lëvizje dhe në borë, një terren mjaft i vështirë në Rusinë jugore, në Republikën e Tyva.
Në pamje dallohen ushtarët duke gjuajtur me granatahedhës nga makinat dhe me armë të tjera ndërsa janë në lëvizje. NATO është duke rritur presionin ndaj aleatëve, përfshirë SHBA-të dhe Britaninë, për të kontribuar me një prezencë ushtarake.
Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë duke u rritur gjithmonë e më tepër, një faktor janë edhe bombardimet në Siri. Sot Putin deklaroi se ushtria ruse duhet që të përdorë eksperiencën e saj luftuese në Siri për të modernizuar arsenalin e saj.
ma.me