Cheerleading dhe muay thai, arti luftarak tajlandez, kanë siguruar njohjen e përkohëshme si sporte olimpike nga Komiteti Olimimpik Ndërkombëtar, të martën.
Të dy këto sporte tani do të jenë në gjendje të përfitojnë fonde e të marrin pjesë në programe të ndryshëm të KON-it, përfshirë zhvillimin e sportistëve dhe anti-dopingun.
Me hyrjen e tyre, numri i sporteve olimpikë shkon në 37.
“Muaythai është një organizatë me 135 federata kombëtare, rreth 60 prej të cilave janë të njohura nga KON dhe me rreth 400 mijë sportistë të regjistruar”, tha drejtori sportiv i KON-it, Kit McConnell, pas vendimit të marrë nga Komiteti Ekzekutiv.
“Unioni ndërkombëtar i cheerleading (ICU) ka mbi 100 federata kombpëtare dhe rreth 4.5 milionë sportistë të regjistruar”, shtoi McConnell. “Është një sport popullaritet në rritje, që fokusohet fort te shkollat e universitetet dhe e kemi vënë re këtë gjë”.
Marca/d.i.