Dy shqiptarë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar nga policia italiane në qytetin e Modenas, Itali. Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar ishin klandestinë, të moshave 36 dhe 27 vjeç. Gjatë momentit të arrestimit, dy shqiptarëve u janë gjetur 6 kilogramë kokainë dhe një sasi tjetër prej 1 kilogramësh heroinë, me vlerë në treg prej 60 mijë eurosh. Gjatë kontrollit u gjetën gjitashtu edhe 5 mijë euro para kesh, shkruan Lapsi. Siç thuhet nga mediat italiane, droga e kishte prejardhjen nga qyteti i Milanos dhe shpërndahej në zona të ndryshme të qytetit të Modenas.
ma.me