Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia pasi po transportonte 12.5 tonë krom me faturë të falsifikuar.
Në pranga ka rënë Bledar Malo, 31 vjeç si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë SH.M, 58 vjeç dhe B.O, 28 vjeç.
31- vjeçari Malo po transportonte me mjetin e tij tip “Benz” kamion me targa AA 995 LE 12.5 ton lëndë minerale.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, rezultoi se fatura e shoqërimit dyshohet të jetë e falsifikuar, gjatë verifikimeve të bëra nga ana jonë minerali dyshohet të jetë marrë në galerinë e minierës në fshatin Katjel Prrenjas, për të cilin nuk lejohet nxjerrja e kromit pasi është e mbyllur.
Për këtë arsye janë proceduar penalisht SH.M, 58 vjeç i cili dyshohet se ka ndihmuar Bledar Malon të sigurojë faturën e falsifikuar dhe 28- vjeçari me inicialet B.O. me detyrë administrator i firmës.
Ky i fundit dyshohet ta ketë lëshuar faturën e falsifikimit të 31- vjeçari Malo.
shqiptarja.com/d.i.