Kryetar i degës së PD-së, Kristo Çipa, një poet dhe intelektual i njohur i zonës, që është themelues i Partisë Demokratike që në lëvizjen e dhjetorit, ishte i zgjedhur me vota nga anëtarësia.
Në një intervistë telefonike për DailyNews.al, zoti Çipa e konsideron këtë veprim të të deleguarit të PD-së së Vlorës, Flamur Noka, sit ë një “çetniku të tërbuar”.
Çipa thekson se ka një regres dramatik të PD-së në këtë veprim, pasi nuk u dëgjua zëri i votuesve dhe i anëtarësisë që kanë qenë aktiv prej vitit ’90 dhe e kanë votuar këtë parti papushim.
Partia Demokratike për herë të parë në 25 vjet në këtë zonë ka braktisur pozicionin kombëtarist dhe po strehohet në qilarët e sillogjeve vorio-epirote.
Për kreun e shkarkuar të PD-së, Çipa, kjo është një rrezik shumë i rëndë.
“Ata ia dhanë PD-në me qera Fredi Bejlerit, i cili nuk arriti dot që ta greqizojë Himarën”, deklaron Çipa, i cili thekson se ia kanë paraqitur shqetësimin kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Ky i fundit ka thënë se do ndërhyjë, por realisht nuk ka vënë dorë.
Afrimi i PD-së me klanet filogreke në Himarë bëhet pas sulmeve të Athinës ndaj Tiranës zyrtare, duke kërkuar që të shpallet zyrtarisht minoriteti grek në Himarë./tema/a.k