Një 43-vjeçari me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Rinasit, i është vënë mbrëmjen e djeshme tritol në banesë.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar e ndërsa mësohet se është dëmtuar vetëm bordura prej betoni.
Sipas njoftimit të policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:30 në banesën e Arben Kajmakut në Fushë-Prezë.
Kjo është hera e dytë në harkun 10 ditor që Kajmakut i është vënë tritol në banesë.
Burime për Shqiptarja. com bëjnë të ditur se në banesën e 43- vjeçarit i është vënë tritol dhe më 25 nëntor të vitit 2016.
Fillimisht është dyshuar se është ngatërruar banesa, por tashmë policia po heton për dy pista kryesore, atë të hakmarrjes ose për shkak të detyrës.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shqiptarja.com/d.i.