Lajmi i beftë i vdekjes së Andrea Stefanit e ka tërë dhimbjen pa përmasa.
Pa mbushur ende moshën 60 vjeç, në kulmin e aftësive dhe artikulimit të shkrimeve të tija kriticiste dhe kaq shpesh iluministe Andrea në siglen e një sëmundje fatale dhe të pashërueshme u largua nga kjo botë, nga familja, gruaja dhe fëmijet, nga shokët dhe miqtë kur shumica e njerëzve as nuk e mendonin fare ose në mënyrë të përafërt vdekjen e tij.
E kam njohur Andrean, madje në vlerësimin e një libri të tij të parë publicistik në pjesën e pasme të kopertinës janë edhe mendimet e mia, për shtjellimin guximtar të një gazetarie me një instrument kirurgjikal për një modus operandi, për të mos qenë nje modus moriendi.
Para tri javësh u takova në rrugë me Andrean. Unë sapo kisha mbaruar ciklin e dytë të kimio-terapisë, kur Andrea më tha se edhe ai po bënte mjekimin e vështirë të kimio-terapisë. Mu duk plot optimizëm dhe sytë i shkëlqenin nga shpresa e së ardhmes.
Andrea Stefani ishte një nga publicistët më të guximshëm dhe të pakompromis këto 25 vitet e katrahurës politike dhe korrupsionit galopant e të frikshem. Ishte një luftëtar i qartë për të Vërtetën.
Shkrimet e tij e kanë atributin e referencës dhe të kulturës teorike të mediave dhe të shtypit demokratik. Shkrimet e Andreas do ti mungojnë për fat të keq shtypit shqiptar, veçanërisht stafit dhe gazetës DITA, ku ai ka dhënë kontribut keto vitet e fundit.
Po e citoj një mendim në latinisht të Senekës – (tek libri EPISTOLAE MORALES): Non mortem timemus, sed cogitationem morteis. (Nuk i frikësohemi vdekjes, por mendimit për vdekjen).
Kështu vdekja e Andrea Stefanit na trishton në të gjitha kuptimet njerëzore, por SAGA E SHKRIMEVE të tij janë edhe Ditar edhe një substancë e Kujtesës.