Lëvizja Socialiste për Integrim po mban Konventën Kommbëtare. Ilir Meta, kreu i kësaj force foli edhe për koliacionin me PS por nuk sqaroi nëse kjo forcë do të dalë bashkë me PS në zgjedhjet e vitit 2017. Por Meta në fjalën e tij la të kuptohej se kjo forcë do të kërkojë të imponohet më fortë me politikat e saj.
Meta tha se “Nga marrëveshja rrjedh detyrimi i konsensualitetit për politikat dhe vendimet, parim që në të ardhmen duhet forcuar më shumë”.
“Ne i kemi qëndruar besnik koalicionit me PS, duke pasur si busull interesat, të drejtat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të vendit me orientim të qartë evropian, por duhet të ketë përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, mësuar, respektuar dhe gjetur gjuhën e përbashkët, pasi politikat e njëanshme, të nxituara prodhojnë tensione të panevojshëm, jo vetëm brenda koalicionit, por edhe me aleatët. Koalicioni ynë ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende për sinergjinë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe sfidave”- tha Meta.
Meta theksoi gjatë fjalës së tij se në parlament nuk duhen lejuar deputetë kriminelë.
“Pas zgjedhjeve të 2013-ës pati dhunë në Kuvend. Ngjarje që pasuan edhe procesin e dekriminalizmit. Kemi detyrimin që në Kuvend të mos çojmë kriminerlë, të mos çojmë deputetë që kërkojnë tendera dhe u bëjnë presion ministrave. Ky ëhstë detyrim i LSI dhe shrpesojmë që kështu të sillen gjithë forcat pollitike”, tha Meta./a.m.
Pjesë nga fjala e Metës:
Dekriminalizimi
Meta: As mos ti shkojë mendja dikujt me probleme që të hyjë në kuvend, nuk hyjnë më kontrabandë individë me rekorde kriminale, kemi detyrim që në kuvend të cojmë sa më shumë intelektuale, të rinj e të reja, të mos cojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera, që bëjnë presione e shantazhe ndaj qeverisë dhe ministrave, që shesin mandatet e tyre dhe shpresojmë që kështu të sillen edhe forcat e tjera, që kuvendi që mos bëhet objekt diskutimi dhe demonizimi në PE dhe institucionet evropiane.
Importi i mbetjeve
Meta: Ne po kërkojmë një shans për të gjithë, për të ndryshuar veten, për tu dëgjuar e përfshirë për një jetë më të mirë e për një vend të begatë, dëgjojmë cdo zë konstruktiv ngado që vjen, dëgjuam zërin e fasonëve dhe propozuam paketën për ta, zërin e biznesit të vogël, maturantëve, propozuam ndryshime dhe ndihem i keqardhur që ato nuk u reflektuan si duan, dëgjuam qytetarët që donin reformë konsensuale në drejtësi dhe e kthyem në kredon e përpjekjeve tona për ti dhënë legjitimitetin e duhur reformës. Dëgjuam shoqerinë civile për armët kimike, edhe për mbetjet po dëgjojmë me vëmendje, kemi marrë takime të shumta dhe besojmë se duhet konsensus me shoqërinë civile dhe reflektim i thellë për disa shqetësime shumë të drejta të saj.
Kanabisi
Meta: Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis. Ndaj kemi detyrimin moral dhe njerëzor që t’i luftojmë këto fenomene me të gjtihë forcën e shtetit dhe mjetet që kemi në dorë. Të gjithë duhet ta dinë se nëse mbjellim kanabis sot nesër do të korrim krimin e organizuar në të gjtiha institucionet e shtetit. Që do të kthehet në bumerang për të ardhmen e shtetit tonë dhe fëmijëve tanë. Kanabisi nuk ëhstë fenomen i ri, por është mjaft shqetësues për të cilin duhet konsensus i gjerë pozitë-opozitë për ta luftuar. Ndaj dhe pakt pozitë-opozitë për t’idhënë fund këtij fenomeni që po dëmton imazhin e vendit.