• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aleanca me PS, Meta: Koalicioni ka ende rrugë të gjatë për të bërë

by A R
03/12/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim po mban Konventën Kommbëtare. Ilir Meta, kreu i kësaj force foli edhe për koliacionin me PS por nuk sqaroi nëse kjo forcë do të dalë bashkë me PS në zgjedhjet e vitit 2017. Por Meta në fjalën e tij la të kuptohej se kjo forcë do të kërkojë të imponohet më fortë me politikat e saj.

Meta tha se “Nga marrëveshja rrjedh detyrimi i konsensualitetit për politikat dhe vendimet, parim që në të ardhmen duhet forcuar më shumë”.

“Ne i kemi qëndruar besnik koalicionit me PS, duke pasur si busull interesat, të drejtat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të vendit me orientim të qartë evropian, por duhet të ketë përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, mësuar, respektuar dhe gjetur gjuhën e përbashkët, pasi politikat e njëanshme, të nxituara prodhojnë tensione të panevojshëm, jo vetëm brenda koalicionit, por edhe me aleatët. Koalicioni ynë ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende për sinergjinë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe sfidave”- tha Meta.

Meta theksoi gjatë fjalës së tij se në parlament nuk duhen lejuar deputetë kriminelë.

“Pas zgjedhjeve të 2013-ës pati dhunë në Kuvend. Ngjarje që pasuan edhe procesin e dekriminalizmit. Kemi detyrimin që në Kuvend të mos çojmë kriminerlë, të mos çojmë deputetë që kërkojnë tendera dhe u bëjnë presion ministrave. Ky ëhstë detyrim i LSI dhe shrpesojmë që kështu të sillen gjithë forcat pollitike”, tha Meta./a.m.

Pjesë nga fjala e Metës:

Dekriminalizimi

Meta: As mos ti shkojë mendja dikujt me probleme që të hyjë në kuvend, nuk hyjnë më kontrabandë individë me rekorde kriminale, kemi detyrim që në kuvend të cojmë sa më shumë intelektuale, të rinj e të reja, të mos cojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera, që bëjnë presione e shantazhe ndaj qeverisë dhe ministrave, që shesin mandatet e tyre dhe shpresojmë që kështu të sillen edhe forcat e tjera, që kuvendi që mos bëhet objekt diskutimi dhe demonizimi në PE dhe institucionet evropiane.

Importi i mbetjeve 

Meta: Ne po kërkojmë një shans për të gjithë, për të ndryshuar veten, për tu dëgjuar e përfshirë për një jetë më të mirë e për një vend të begatë, dëgjojmë cdo zë konstruktiv ngado që vjen, dëgjuam zërin e fasonëve dhe propozuam paketën për ta, zërin e biznesit të vogël, maturantëve, propozuam ndryshime dhe ndihem i keqardhur që ato nuk u reflektuan si duan, dëgjuam qytetarët që donin reformë konsensuale në drejtësi dhe e kthyem në kredon e përpjekjeve tona për ti dhënë legjitimitetin e duhur reformës. Dëgjuam shoqerinë civile për armët kimike, edhe për mbetjet po dëgjojmë me vëmendje, kemi marrë takime të shumta dhe besojmë se duhet konsensus me shoqërinë civile dhe reflektim i thellë për disa shqetësime shumë të drejta të saj.

Kanabisi

Meta: Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis. Ndaj kemi detyrimin moral dhe njerëzor që t’i luftojmë këto fenomene me të gjtihë forcën e shtetit dhe mjetet që kemi në dorë. Të gjithë duhet ta dinë se nëse mbjellim kanabis sot nesër do të korrim krimin e organizuar në të gjtiha institucionet e shtetit. Që do të kthehet në bumerang për të ardhmen e shtetit tonë dhe fëmijëve tanë. Kanabisi nuk ëhstë fenomen i ri, por është mjaft shqetësues për të cilin duhet konsensus i gjerë pozitë-opozitë për ta luftuar. Ndaj dhe pakt pozitë-opozitë për  t’idhënë fund këtij fenomeni që po dëmton imazhin e vendit.

 

Next Post
UKT investime për rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën e “Kavajës” , Veliaj:  Ky është kantieri i 105 i hapur nga UKT

UKT investime për rrjetin e ri të kanalizimeve në rrugën e “Kavajës” , Veliaj: Ky është kantieri i 105 i hapur nga UKT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com