Është thënë se trupi ka gjuhë në vete dhe, ndonjëherë kjo gjuhë thotë më shumë se sa që fjalët mund të thonë.
Sipas studimeve të fundit, njerëzit të cilët dinë të komunikojnë duke përdorur saktë sinjalet e gjuhës së trupit kanë nivel më të lartë të inteligjencës, shkruan Express.
Këto janë disa nga gjuhët e trupit që mund të iu ndihmojnë që të bëheni më të suksesshëm:
1. Uluni në mënyrë të drejtë
Nëse rrini shtrembër në karrige dhe nëse vendosni duart në fytyrë, kjo është shenjë që ju nuk jeni të interesuar në atë që dëgjoni. Në të kundërtën nëse uleni drejtë, do të tregoni vetëbesim. Dhe, kurrë mos u shtrembëroni: ju bën të dukeni më të vegjël dhe paraqet më pak fuqi.
2. Bëni lëvizje të sakta
Nëse ekzagjeroni lëvizjet tuaja trupore, do të ju krijoni bindjet të tjerëve që po fshihni diçka, apo po gënjeni. Shtrirja e duarve tregon se ju jeni të hapur dhe nuk po fshihni asgjë.
3. Mbani duart e hapura
Nëse mbani duart e kryqëzuara, do të jepni një shenjë të saktë – ju nuk jeni të sigurtë dhe nuk po pajtoheni me atë që dëgjoni. Edhe nëse buzëqeshni, duart e kryqëzuara nuk janë shprehi e mirë e gjuhës së trupit.
4. Mos luani me flokët tuaja
Nëse jeni nga njerëzit që i prek flokët, luan me to, apo provon t’i rregullosh kur flisni me dikë, hiqni dorë nga kjo shprehi. Prekja e vazhdueshme e flokëve tregon pasiguri dhe mungesë së vëmendjes. Provoni të komunikoni natyrshëm.
5. Buzëqeshja
Të buzëqeshni në gjithçka, nuk është shenjë e një karakteri të fortë, portë buzëqeshni në kohën e duhur tregon se keni kontrollin mbi situatën dhe se mund të qëndroni të qetë, pa marrë parasysh situatat stresuese.
6. Kontakti i syve
Kjo është gjëja më e rëndësishme e gjuhës së trupit. Nëse shikoni shumë në sy tjetrin, kjo tregon se ju jeni të pasigurt dhe po përcillni çdo lëvizje dhe çdo fjalë të bashkëbiseduesit. Por, evitimi i kontaktit të syve lë të kuptoj se ju po fshihni diçka. Mbani kontakt të syve të natyrshëm dhe bëni pauza në mënyrë që të kuptoni drejt ata çfarë ju thuhet.
7. Shtrëngimi i duarve
Kurrë mos bëni shtrëngim të dobët të duarve. Por, kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shkaktoni dhimbje të dorës tjetrit, gjatë shtrëngimit të duarve. Një shtrëngim solid i duarve paraqet vetëbesim dhe siguri. /Express/