Dyzet vjet më parë dilte në sallat e kinemave i pari ndër filamt “Rocky”, me aktorin e famshëm Silvester Stallone. Ishte epopeja e një boksieri që do të niste nga rrugët e Filadelfias, e do të pushtonte skenën e madhe të boksit profesionist. Qyteti i Filadelfias përkujton këto ditë këtë datë të shënuar, e cila kë një imazh simbolik: 72 shkallët e Muzeut të Artit, të cilat Rocky i ngjit në formë triumfuese, si në foton që po publikojmë më poshtë.