Prokurori i Antimafias së Lecces, Cataldo Motta ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë, për të diskutuar në kuadër të bashkëpunimit në luftën anti-drogë. Në takimin e zhvilluar me kryeprokurorin Adariatik Llalla dhe prokurorë të Krimeve të Rënda, theksi i bisedës është vënë tek hetimet për sasitë e mëdha të drogës që hyjnë në Itali nga Shqipëria.
“Verifikuam disa hetime që kemi të hapura”, tha Prokurori Motta raporton BW. “Krimet e Rënda na ofruan bashkëpunim të mirë”, nënvizoi ai teksa theksoi se “shumë drogë kapet në Itali, të intensifikojmë luftën e hetimet”./a.m.