I ftohti i acartë, nga rrymat me presion të lartë atmosferik do të dominojnë motin nëpër shumë vende të Evropës veriore gjatë 10 ditëve të para të dhjetorit, me mot përgjithësisht të thatë.
‘AccuWeather’ shkruan se edhe pjesa juglindore e Evropës dhe e Mesdheut sot dhe nesër, do të ketë rryma të acarta të ajrit.
Ky mot do të pasohet nga një valë akulli që do ta përshkojw Evropën me 2 dhe 3 dhjetor, kryesisht në pjesën juglindore, thuher në raportin e ‘AccuWeather.
Pas 6 dhjetorit Evropa do të ketë mot më të ngrohtë shkruan Panorama. Sipas faqes që parashikon motin, ky i ftohtë i acartë do të mbarojë në mes të muajit, pasi zona e presionit të lartë atmosferik do të zhvendoset në drejtim të lindjes, duke lejuar masat ajrore të buta të zhvendosen drejt veriut nga Mesdheu./a.m.