Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së presidentit Hashim Thaçi në fushatën e PDK-së në Drenas.
Krasniqi, që Thaçin e quan “kumbara” i tërheqjes së Naim Bazajt nga gara për kryetar dhe kthimin e tij në radhët e PDK-së, thotë se në këto momente Thaçi po rri në Drenas dhe kjo është jashtë çdo morali, dhe banorët e Drenasit duhet të distancohen, transmeton Koha.net.
“…Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas. Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit. Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës. Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!”, ka thënë Krasniqi. Ai thotë se kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor dhe sjellje antikushtetuese. (b.an)