Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është dënuar me një ndeshje mosparaqitje dhe gjobë prej 16 mijë funtesh pasi u ndëshkua nga gjyqtari në barazimin 1 me 1 me West Hamin të dielën.
Portugezi do të mungojë sonte në ndeshjen mes dy klubeve në kuadër të çerekfinales në EFL Cup.
Ai ishte përjashtuar nga gjyqtari Jon Moss pasi kishte goditur një shishe me ujë në shenjë frustrimi pas vendimit të gjyqtarit për ndëshkim me karton të verdhë të Paul Pogbas, citohet Koha. (b.an)