Seanca e Kuvendit ditën e nesërme pritet të ndizet nga debatet e forta mes mazhorancës dhe opozitës, pasi do të shqyrtohet buxheti i vitit 2017.
Për këtë arsye, Kryetari i grupit të PS, Gramoz Ruçi ka urdhëruar deputetët që të mbrojnë buxhetin e 2017.
Në mbledhjen e grupit të PS, Ruçi u ka bërë thirrje të gjithë ministrave dhe kryetarëve të komisioneve që të mbajnë fjalim dhe të mbrohen nga akuzat që opozita do të bëjë, raporton Shqiptarja.com. Gjatë mbledhjes ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama si dhe Ministri i Financave Arben Ahmetaj./a.k