Avionit të Chapecoenses, i cili u rrëzua në jug të Medelint, mund t’i kishte mbaruar karburanti. Hetuesit thonë se është shumë e dyshimtë që avioni nuk shpërtheu pasi u përplas me kodrën në rrugën nga Bolivia në Kolumbi.
Një i mbijetuar i udhëtimit besohet t’u ketë thënë autoriteteve se avioni nuk kishte më karburant disa minuta para uljes së programuar në aeroportin Jose Maria Cordova.
Teoria vjen pas pretendimeve se piloti i avionit Miguel Alejandro Quiroga Murakami kishte bërë disa rrotullime në përpjekje për të djegur karburant që të shmangte një shpërthim të mundshëm. Gjashtë persona arritën t’i mbijetojnë mrekullisht përplasjes, por tragjedia mori me vete 71 persona.
BW/d.i.