Prokuroria e Vlorës kërkon që 21 vjeçari Petraq Beja, shoferi dhe miku i 17 vjeçari Kristi Kristi Panajoti, të dënohet me burgim. 21 vjeçari aktualisht ndodhet i shtruar në spital, që nga dita e tragjedisë në Lungomare të Vlorës, pranë zonës së Ujit të Ftohtë, ku humbi jetën djali i biznesmenit.
Organi i akuzës gjithashtu ka kërkuar masën e arrestit me burg edhe për dy persona, përgjegjës për mosmarrjen e masave konkrete për shmangien e asaj që tashmë njihet si “gropa e vdekjes”.
Ilirian Tahmazin, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik dhe Tomorr Cena, me detyrë inxhinier zbatues i projektit, janë dy personat për të cilat prokuroria kërkon masë me burg. Mbi Tahmazin dhe Cenën rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, pasi nuk morën masat për “gropën e vdekjes” në Vlorë, që i mori jetën 17- vjeçarit./java/a.k