Check up-i falas është një nga nismat më të suksesshme e më frytdhënëse që ministria e Shëndetësisë ka kryer. Kjo praktikë shpesh herë është kritikuar nga opozita në vend, dhe hera-herës është cilësuar si e dështuar.
Mirëpo check up falas nuk aplikon vetëm Shqipëria. Anglia është një nga vendet që aplikon në shërbimin shëndetësor check up-in falas.
Siç shihet edhe nga fotoja check up-in e përfitojnë falas në Angli të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në 74 vjeç. Ndërkohë Shqipëria ofron Check up falas për të gjithë qytetarët nga mosha 35 deri në 70 vjeç. (Lexo.al)