• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkozë/ Bashkia e Tiranës hap mensën e tretë sociale, Veliaj: Do vazhdojmë të ndihmojmë njerëzit në nevojë

by Java News
30/11/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon me shtrirjen e rrjetit të mensave sociale në të gjithë kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në hapjen e mensës sociale në Shkozë, pjesë e Njësisë Administrative Nr 1, një tjetër premtim i mbajtur i bashkisë për krijimin e hapësirave të reja për njerëzit në nevojë.veliaj-ne-mensen-sociale-1

Duke falenderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në hapjen e kësaj mense, e cila është e treta që i shtohet Tiranës brenda një periudhe të shkurtër, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të jetë aty për t’iu gjendur pranë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për mbështetje.veliaj-ne-mensen-sociale-2

“Më vjen shumë mirë që më në fund hapëm edhe mensën e tretë të Bashkisë së Tiranës. Patëm premtuar vjet që do të hapnim 3 mensa. Filluam në Kombinat, pastaj në Laprakë, tani në Shkozë. E di që nevojat në këtë qytet janë të shumta, ka pafund probleme që duhen zgjidhur, por megjithatë besoj se kur secili bën maksimumin e vet, kur bashkia bën pjesën e saj, kur komuniteti bën të vetën, lagjja i gjendet njëri–tjetrit, atëherë besoj se është më mirë për të gjithë. Ndaj, dua t’u falenderoj të gjithëve me gjithë zemër edhe për bashkëpunimin”, tha Veliaj.veliaj-ne-mensen-sociale-3

Kryetari i Bashkisë deklaroi se hapja e mensave sociale nuk do të ndalet këtu, por do të vijojë me shtrirjen në të gjithë kryeqytetin.

“Ajo që unë zotohem është që, siç kemi nisur me këto 3 mensa sociale, ta vazhdojmë traditën e mirë. Besoj se qyteti vërtet ka probleme, por nuk duhet të vuajë qyteti për disa vakte ata që kanë nevojë dhe për të gjithë ata që janë në një moshë të thyer dhe që kanë nevojë për dorën e qytetit dhe të shtetit. Ndoshta, do të lëmë disa gjëra të tjera pa bërë, por mendoj se kur u kushtojmë rëndësi fëmijëve, të moshuarve, njerëzve në nevojë, i gjithë qyteti bëhet pak më i mirë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.veliaj-ne-mensen-sociale-4

Në ndryshim nga vitet e mëparshme, kur asgjë nuk ndryshonte në këtë zonë, kryebashkiaku Veliaj tha se brenda një viti janë ngritur shërbimet sociale dhe janë rritur investimet nga ana e Bashkisë së Tiranës.veliaj-ne-mensen-sociale-5

“Mbaj mend një vit e gjysmë më parë, kur filluam detyrën, këtu nuk pipëtinte asgjë. Sot banesat sociale janë shpërndarë, kemi shërbime sociale, kemi një sallë leximi, kemi kurse për fëmijët me aftësi të kufizuar, kemi vullnetarë që shërbejnë këtu, kemi kuzhinierë, bashkia është në krye të detyrës dhe ndoshta nuk është perfekt, por është shumë më mirë se sa e gjetëm”, tha ai.veliaj-ne-mensen-sociale-6

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se edhe për festat e fundvitit, bashkia do t’iu gjendet pranë njerëzve në nevojë.veliaj-ne-mensen-sociale-7

“Edhe për këtë fundvit do të vazhdojmë me disa aktivitete, që të sigurohemi që kush është nevojtar, të ketë mundësi gjithashtu të gëzojë dhe t’i gjendemi njëri-tjetrit ashtu siç na ka hije, si një qytet që vërtet ka 1 milionë banorë, por sërish e ruan dashurinë dhe mirësjelljen për njëri-tjetrin”, përfundoi Veliaj./a.k


veliaj-ne-mensen-sociale-8

Next Post
Ngritja e të djathtave ekstreme/ Pse Europa po flirton me Djajtë?!

Ngritja e të djathtave ekstreme/ Pse Europa po flirton me Djajtë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lumë” golash në Bundesligë! Bayern shmang humbjen, Hoffenheim e pëson në shtesë

“Lumë” golash në Bundesligë! Bayern shmang humbjen, Hoffenheim e pëson në shtesë

May 2, 2026
VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

VIDEO/ Drejtësia në tri kohë dhe spektakli “në emër të popullit”

May 2, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Qetësia pas referatit

May 2, 2026
Nën hetim dy mjekë në Tiranë, vonuan trajtimin e një të miture dhe i dëmtuan shëndetin gjatë operacionit

Raporti: 1 në 9 gra në Shqipëri nuk marrin shërbim shëndetësor

May 2, 2026
Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

Ekonomisti i FAO paralajmëron afrimin e një krize globale ushqimore

May 2, 2026
Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

Sa trupa amerikane janë në Evropë dhe pse janë atje?

May 2, 2026
Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

Siguria në burgje, kontrolle “blic” në Korçë dhe Pojskë, sekuestrohen sende të ndaluara

May 2, 2026
Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

Pekini përpiqet të bllokojë sanksionet amerikane ndaj kompanive kineze që blejnë naftë iraniane

May 2, 2026
Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari

May 2, 2026
Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo: Ofrojmë jo vetëm detin, por edhe kulturën dhe kulinarinë

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In