Ditën e djeshme Presidenti Nishani bëri një propozim për shpalljen të pafajshëm të të gjithë viktimave të komunizmit, një ide që sipas deputetit të LSI Spartak Braho, nuk është propozuar në format zyrtar.
Braho ishte i pranishëm në festimet për 29 nëntorin në Shkodër, ku dhe deklaroi se vitimat e luftës i shpall të pafajshëm ose jo vetëm një gjykatë dhe jo qeveria apo projektligjet.
“Nuk e di, presidenti Nishani nuk ka bërë ndonjë propozim për shpalljen të pafajshëm të viktimave të komunizmit. Ai ka bërë një dekorim për ca të ashtuquajtur viktima të luftës, kryesisht ishin kontigjent i Ballit Kombëtar. Viktimat e komunizmit shpallen me vendim gjykate vetëm ajo të jep pafajësi. Ligjet ekzistojnë le të marrë iniciativë ti drejtohet gjykatës dhe kjo e fundit vendos për pafajësinë”, tha kreu i komisionit të Sigurisë Kombëtare./java/a.k