Moratoriumi i pyjeve ka ndikuar në rritjen e çmimit të druve që përdoren për ngrohje. Kështu është shprehur drejtori i Agjensisë Pyjore pranë bashkisë Elbasan Fatmir Vedollari. Më problematike sipas bashkisë mbeten zonat e thella të Elbasanit dhe Librazhdit megjithatë për to është siguruar lënda drusore për çerdhet dhe kopshtet.
Fatmir Vedollari: “Rritjen e çmimit në treg ne e dimë, dhe jemi të shqetësuar si bashki sepse kemi mungesë të lëndës drusore për këto muaj në mënyrë abuzive, dhe duke parë efektet e ekonomisë së tregut, firmat që kanë pasur sasi të depozituar i kanë rritur çmimet që variojnë deri në 50 mijë lek”
Kërkesë për paisje me dru zjarri për ngrohje kanë bërë pranë bashkisë edhe qytetarët.
Fatmir Vedollari: Bashkia do ngrejë vetë firma prodhuese ose do kontaktojë me subjekte të liçensuara që të bëjnë prodhimin e drusë por duke kontaktuar me do kemi çmime të kontrolluara. Me drutë do merret bashkia vitin tjetër që të ketë çmime të kënaqshme”
Moratoriumi i pyjeve por edhe kalimi i menaxhimit të pyjeve në varësi të njësive vendore kanë krijuar një ngërç në vend përsa i përket pasijes me dru për ngrohje.oranews/a.k