4 automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.10 ndërsa fatmirësisht nga aksidenti nuk raportophet për persona të lënduar.
Bëhet me dije se në këtë aksident, janë përplasur më njëra-tjetrën katër mjete, dy Mercedes Benz, njëra fuoristradë e tipit ML, një Fiat Punto si edhe një fuoristradë Honda.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga mjetet që janë përplasur njëra pas tjetrës.
Ndërsa nga aksidenti, trafiku në këtë aks rrugor është rënduar./a.m.