Lulzim Basha dhe Edi Paloka janë ironizuar në facebook nga njëri prej ish-këshilltarëve të Berishës si dhe një ish-deputet i PD-së.
Flamur Kuçi, Ish-këshilltari i Berishës për çështjet e menaxhimit urban dhe ish-deputeti i djathtë Fatos Hoxha komentuan në facebook deklaratat e Plaokës për protesta masive nga Janari.
Kuçi shkuan në facebook se kjo deklaratë u bë edhe një vit më parë por në fakt protesta nuk pati.
Flamur Kuçi: E paskemi lënë për protesta. Po sikur thamë të njëjtën gjë edhe para një viti, por nuk bëmë gjë…!?
Fatos B Hoxha: Mos u shqetëso Flamur Kuci, do ta ketë thënë Paloka në kokë të vet…
Flamur Kuçi: Po Luli në kokë të kujt e tha që nuk e bëri??? haha
Fatos B Hoxha: Deri tani, kam argumente që Luli nuk ka fol në kokë të vet…, duhet të presim që të paktën një herë të vetme të flasë për këtë./a.m.