• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fjala e Plotë/ Mesazhi i Merkel për Shqipërinë: Reforma në drejtësi kërkon guxim dhe forcë, por do të jemi krah jush

by Java News
28/11/2016 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalimi i Angela Merkel në konferencën me kryeministrin e vendit Edi Rama ishte një mesazh pozitiv për të gjithë shqiptarët. Kancelarja tha se Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore vitet e fundit dhe ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në fushën e reformave, një rrugë që sipas Merkel duhet të vijojë më tutje. Më tutje Merkel ka theksuar se për kryerjen e reformave, sidomos atë në drejtësi, do të duhet forcë dhe guxim, duke shtuar se Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë.

 Fjala e Plotë e Angela Merkel:

Më lejoni ta përshëndes dhe njëherë zotin Edi Rama për një vizitë sërish në Gjermani. Ne duam të flasim sot për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri. E bëjmë rregullisht këtë shkëmbim bisedimesh. E zhvillojmë sot në ditën kombëtare të Shqipërisë dhe dëshiroj që kryeministrin dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë, t’ju shqiptoj urimet më të përzemërta në ditën kombëtare të tyre dhe t’ju uroj zhvillim të mbarë. Shqipëria është bërë një partner i rëndësishëm që para kthesës politike 26 vjet më parë, është bërë një aleate e fortë në NATO, me të cilën ne ndihemi të lidhur ngushtë edhe në marrëdhëniet bilaterale.

Ne konstatojmë që Shqipëria është shndërruar në mënyrë rrënjësore vitet e fundit dhe që ka ndërmarrë hapa të rëndësishme në fushën e reformave dhe që i ndërmerr edhe më tej ato. Komisioni Europian  i ndjek në mënyrë të vazhdueshme zhvillimet në Shqipëri dhe në raportin e fundit për vendet aspirante e ka vlerësuar këtë zhvillim dhe unë dëshiroj ta uroj shumë përzemërsisht kryeministrin Edi Rama për këtë zhvillim.

Republika Federale e Gjermanisë është përpjekur që ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e tanishme, p.sh duke dërguar përfaqësues në misionin EURALIUS, gjë që ka kontribuar që reforma juridike të mund të vihet në funksionim. Është e rëndësishme që kjo rrugë e nisur të vazhdojë. Komisioni Europian ka përmendur 5 prioritete dhe këtu bën pjesë zbatimi i qëndrueshëm i reformës së drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto janë hapa të përhershme që duhen kryer, duke patur parasysh edhe zgjedhjet që ka. Shqipëria do të vihet në kontakt me OSBE  dhe unë besoj që këtu janë arritur gjëra të rëndësishme dhe ai që i shikon zhvillimet në Shqipëri e di që këtu kërkohet shumë forcë, shumë guxim  për ta ndjekur këtë rrugë dhe ne do të flasim me njëri-tjetrin edhe më hollësisht se si do të ndihmojë Gjermania për më tej. I uroj përzemërsisht mirëseardhjen zotit Edi Rama!/java/a.k

Next Post
Emërime të reja të fundit nga Donald Trump

Trump i "vë shkelmin" pajtimit historik SHBA-Kubë: Kastro të kthejë rrugë ose prishim marrëdhëniet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjekët të kënaqur me rritjen e pagës 15 mijë lekë: Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

August 10, 2026
Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

August 10, 2026
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com