Gianni De Biasi ka pasur një ofertë nga presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, për të drejtuar skuadrën siçiliane, sipas La Gazzetta dello Sport. Trajneri i Shqipërisë e ka refuzuar ofertën, pasi është takuar dy herë me bosin zevzek të Palermos, i cili e ka si hobby shkarkimin e trajnerëve.
Zamparini i ofroi De Biasit edhe mundësinë që të mos hiqte dorë nga Shqipëria, duke i drejtuar njëherazi të dyja skuadrat. Megjithatë, ky skenar do të kërkonte detyrimisht edhe një marrëveshje me presidentin e FSHF-së Armand Duka.
Në fund, De Biasi ka vendosur të vazhdojë punën me kuqezinjtë.
d.i.