Rey Manaj nuk u grumbullua nga trajneri Massimo Oddo për ndeshjen kundër Romës, për shkak të një sherri me portierin e dytë të Pascarës. Trajneri u shpreh se më mirë merrte një lojtar nga të rinjtë se sa një që nuk di të sillet, por sqaron se “nuk ekziston një çështje Manaj te Pescara”.
“Po flasim për një 19-vjeçar që nuk është as Totti, as Cannavaro, ndaj duhet t’i kuptojë gabimet e të kthehet në brazdë”, thotë trajneri.
Cm/d.i.