Dyshja Ronaldinho-Eto’o që mrekulloi Barcelonën dhe Evropën rikthehen të luajnë bashkë në të njëjtin ekip. Kjo pasi Ronaldinho ka pranuar për t’iu bashkuar skuadrës se Antalyaspor, në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i skuadrës turke, Gultekin Gencer.
“Kemi arritur marrëveshje me Ronaldinho. Mendoj se brenda dy ditëve marrëveshja do të bëhet zyrtare”, tha Gultekin Gencer.
Në këtë mënyre klubi i promovuar në elitën turke pas firmosjes me Eto’o, ka bërë një tjetër transferim të madh për edicionin e ri futbollistik.
Siç dihet Ronaldinho kohën më të mirë e kaloi te Barcelona, kur pjesë e këtij klubi ishte edhe Samuel Eto’o.