Aktivistë të AKIP (Aleancës Kundër Importit të Plehrave) dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë nisur prej mbrëmjes të së mërkurës një protestë para parlamentit, që sipas tyre do të vijojë gjatë gjithë ditës teksa në sallë zhvillohet seanca plenare.
Aktivistët qëndruan gjatë gjithë natës jashtë siç kishin paralajmëruar.
Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit, sipas përfaqësuesve të AKIP, ka ndërhyrë policia që tentoi të shpërndajë protestuesit.
Sipas AKIP, dy prej aktivistëve u shoqëruan në komisariat. Ata akuzojnë blutë për dhunë.
“Ne oret e para te mengjesit policia tentoi te prishte protesten duke nderhyre me dhune dhe duke ndaluar dy aktiviste. Mbas rezistences ata u zmbrapsen” njoftojnë protestuesit. Mësohet se dy të ndaluarit nga policia janë Mirel Elezi nga Kukësi dhe Oltjon Zaka nga Lushnja. /a.m.