Atentati i djeshëm në perferi të Fierit që la të vdekur në vend Nelgert Patën dhe plagpsi mikun e tij që ishte në timonin e makinës ka pasur dhjetëra dëshmitarë.
Në një rrëfim për “Panorama”, veç panikut në vend, ata u shprehën se ngjarja ka rrezikuar gjithsecilin prej tyre.
Xhami i përparmë i automjetit është bërë shoshë nga plumbat dhe sipas dëshmisë së njërit prej banorëve, makina është qëlluar në ecje.
Personat i kanë zënë pritë dhe dyshohet se e kanë mirorganizuar krimin gjatë këtyre ditëve ku 34- vjeçari dyshohet të ketë qëndruar në Fier.
“Këtë personin që u vra sot e kam parë këtu në lagje këto ditët e fundit. Madje, edhe sot e pashë kur piu kafe në një nga lokalet këtu. Kur ndodhi vrasja u afruam dhe e pamë viktimën, dhe menjëherë e bëra lidhjen se kush ishte, pasi një person i panjohur bie në sy këtu në lagjen tonë. Siç më tha një i njohuri im, ai kishte tri ditë që qëndronte në një hotel të lagjes”, u shpreh një banor i lagjes, ku ndodhi vrasja e djeshme./a.m.