Arbëreshi Loris Castriota Skanderbegh pretendon se është një tjetër pasardhës i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I ndodhur në Shqipëri si pjesë e takimit të diasporës së organizuar nga Kryeministri Rama, Loris, pretendenti si pasardhësi direkt i Skënderbeut, ka vizituar vendvarrimin e heroit tonë kombëtar në Lezhë.
Ai thotë se është mëkat që Europa nuk e njeh siç duhet rolin e Skënderbeut, e aq më shumë rëndësinë që i ka dhënë bashkimit të saj. Ai thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Evropës
“Eshtë mëkat që Europa nuk e njeh mirë rolin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Duhet që ajo ta njohë akoma më shumë rëndësinë që ka patur Shqipëria dhe heroi i saj në bashkimin e Europës. Për këto arsye Shqipëria duhet të jetë pjesë e Europës me krenari të madhe dhe duhet të mbështetet si një vend me rëndësi të madhe. Shqipëria ka një histori të madhe dhe të gjithë duhet ta njohin atë.” -deklaroi Loris Castriota Skanderbegh.
Por Loris Castriota Skanderbegh nuk është i vetmi pretendent si pasardhës direkt i Skënderbeut. Alessandro Kastriota Skanderbegh, Giorgo Maria Castriota Skenderbeg dhe Sofie Castriota janë disa nga pretendentët si pasardhës të heroit tonë kombëtar.
Shqiptarja/d.i.