Sali Berisha do të jetë i pranishëm në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ. Njoftimi vjen nga zyra e tij e shtypit e cila njofton se ka patur “arsye objektive” për mosprezencën e tij, pavarësisht se ato nuk jepen.
Taulant Balla e “kërcënoi” Berishën që javën e kaluar se nëse ai nuk do të vinte në seancën e komisionit hetimor, do duhej të thërriste policinë që ta merrnin me forcë nëse do të nevojitej, dhe një fakt i tillë u bë publik këtë të hënë, nga shkresa që i ishte dërguar policisë për sjelljen e ish kryeministrit në komision. Pas shkresës ka reaguar Berisha.
Në reagimin e zyrës së shtypit të Berishës shkruhet:
Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin ketimor parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani.
Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni.
Çdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet.
Thirrja e Ballës në seancën e shkuar parlamentare
“Zoti Sali Berisha, je thirrur dëshmitar në këtë komision për të dëshmuar. Kemi marrë një përgjigje nga kreu i PD se në seancën e parashikuar para pak kohësh s’kishe mundësi të vije, se vetë nuk përgjigjesh ti.
Tani po ta them këtu në sallën e Kuvendit të Shqipërisë sipas ligjit për komisionet hetimore, je i detyruar të vish me vullnet të lirë, në të kundërt po ta them sipas ligjit do ti kërkojmë Policisë së Sshtetit të të sjellë me zor në komision hetimore ta dish. Mirë bën që në datë 14 nëntor ora 10:00, je i pari aty për të dëshmuar.
Unë e di që ti i ke frikë këto prokuroritë e komisionet hetimore e tjera me rradhë. Bën mirë të vish të fillosh një proces shpëlarje pas gjithë këtyre ngarkesave që ke këto vite”-tha Balla.
d.i.