Sipas AMF (si ent rregullator që licencon dhe mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve në fushën e titujve), dhe Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), këto investime janë me rrezik të konsiderueshëm, ndaj publiku i interesuar duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i realizojë ato nëpërmjet subjekteve të licencuara, mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm në rastet kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto veprimtari.
Hyrja dhe veprimtaria e rregulluar në treg e ndërmjetësuesve financiarë, në këtë rast përmes portaleve të tregtimit online, ndihmon në zhvillimin e kulturës financiare dhe të tregut financiar. Një veprimtari e rregulluar do të thotë ushtrim i kontrollit nga autoritetet mbikëqyrëse për të verifikuar se si mënyra e veprimit të subjektit ndërmjetësues nxit paraprakisht ndërgjegjësimin e investitorit për vlerësimin e rreziqeve që shoqërojnë investimet në bursa, kufizon madhësinë e humbjeve të mundshme dhe ofron transparencë të plotë për shpjegimin e tyre në rast ndodhjeje. Nga ana tjetër, një veprimtari e palicencuar dhe e pambikëqyrur, i ekspozon investitorët ndaj kostove të fshehura dhe detyrimeve të tjera, të cilat, në mungesë të transparencës së nevojshme nga ana e subjektit ndërmjetësues, mund të jenë të mëdha.
Pak ditë më parë u zbulua se Easy Invest, një nga platformat e investimeve online, ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri, duke marrë me vete investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë, raporton Monitor. Pas lajmit mbi ndërprerjen e veprimtarisë së shoqërisë Easy Invest si platformë investimi online, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (Autoriteti) ka sqaruar në një deklaratë publike se kjo shoqëri nuk ka qenë e licencuar, pra nuk ka qenë e mbikëqyrur nga Autoriteti.
GKSF fton publikun e interesuar të konsultojë në vazhdimësi listën e subjekteve të licencuara, përkatësisht nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe nga Banka e Shqipërisë. Operatorët e licencuar janë si më poshtë:
–http://www.amf.gov.al/tletrave.asp?id=1&s=1 (ku, në rubrikën “Subjekte nën juridiksion”,mund të merret informacion për të gjithë subjektet e licencuara, duke përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbimet e ndërmjetësimit për investime në tregjet ndërkombëtare).
– https://www.bankofalbania.org/web/Rregjistri_i_Bankave_tregetare_50_1.php (ku, krahasinformacionit për bankat, mund të kalohet tek rubrika “Regjistra të tjerë” dhe të merret informacion për Zyrat e Këmbimit Valutor, Subjektet Financiare Jobanka, Zyrat e Përfaqësimit,dhe Unionet e Shoqërive të Kursim-Kreditit).
SHOQËRITE E LICENCUARA NGA AMF
Shoqëri Komisionere të Letrave me Vlerë
TIRANA BANK sh.a
TRIUMF GROUP sh.a
RAIFFEISEN BANK sh.a
BANKA KOMBËTARE TREGTARE sh.a
SOCIETE GENERALE ALBANIA sh.a
INTESA SANPAOLO BANK sh.a
ALPHA BANK sh.a
BANKA CREDINS sh.a
KAPITAL INVEST sh.a
POSTA SHQIPTARE sh.a
BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE sh.a
FIRST INVESTMENT BANK sh.a
AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES BROKERAGE sh.a
STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a
Shoqëri Këshillimi për Investime në tituj
APIA Wealth Management Albania sh.a.
AGJENT
AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES BROKERAGE sh.a
STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a
SHOQËRITE E LICENCUARA NGA BANKA E SHQIPËRISË
“CAPITAL INVEST” Sh.a.
“PLATINIUM INVESTMENT” Sh.p.k.
“CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA” Sh.p.k.
“ALBANIAN FINANCIAL INSTITUTION” Sh.p.k.