• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kujdes nga kompanitë e palicensuara/ Çfarë duhet të dini që të dalloni skemat mashtruese online

by Java News
21/11/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka të publikuara në faqen e vet të internetit të dhëna lidhur me portalet e tregtimit online, të cilat i japin mundësi të interesuarve të investojnë në bursa ndërkombëtare.

Sipas AMF (si ent rregullator që licencon dhe mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve në fushën e titujve), dhe Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF), këto investime janë me rrezik të konsiderueshëm, ndaj publiku i interesuar duhet të tregohet i kujdesshëm dhe t’i realizojë ato nëpërmjet subjekteve të licencuara, mbi bazën e një informacioni të plotë dhe vetëm në rastet kur ekziston kultura e nevojshme financiare që lejon njohjen dhe ndërgjegjësimin rreth rreziqeve që shoqërojnë këto veprimtari.

Hyrja dhe veprimtaria e rregulluar në treg e ndërmjetësuesve financiarë, në këtë rast përmes portaleve të tregtimit online, ndihmon në zhvillimin e kulturës financiare dhe të tregut financiar. Një veprimtari e rregulluar do të thotë ushtrim i kontrollit nga autoritetet mbikëqyrëse për të verifikuar se si mënyra e veprimit të subjektit ndërmjetësues nxit paraprakisht ndërgjegjësimin e investitorit për vlerësimin e rreziqeve që shoqërojnë investimet në bursa, kufizon madhësinë e humbjeve të mundshme dhe ofron transparencë të plotë për shpjegimin e tyre në rast ndodhjeje. Nga ana tjetër, një veprimtari e palicencuar dhe e pambikëqyrur, i ekspozon investitorët ndaj kostove të fshehura dhe detyrimeve të tjera, të cilat, në mungesë të transparencës së nevojshme nga ana e subjektit ndërmjetësues, mund të jenë të mëdha.

Pak ditë më parë u zbulua se Easy Invest, një nga platformat e investimeve online, ka mbyllur aktivitetin në Shqipëri, duke marrë me vete investimet e qindra kreditorëve në Shqipëri dhe Kosovë, raporton Monitor. Pas lajmit mbi ndërprerjen e veprimtarisë së shoqërisë Easy Invest si platformë investimi online, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (Autoriteti) ka sqaruar në një deklaratë publike se kjo shoqëri nuk ka qenë e licencuar, pra nuk ka qenë e mbikëqyrur nga Autoriteti.

GKSF fton publikun e interesuar të konsultojë në vazhdimësi listën e subjekteve të licencuara, përkatësisht nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe nga Banka e Shqipërisë. Operatorët e licencuar janë si më poshtë:

–http://www.amf.gov.al/tletrave.asp?id=1&s=1 (ku, në rubrikën “Subjekte nën juridiksion”,mund të merret informacion për të gjithë subjektet e licencuara, duke përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbimet e ndërmjetësimit për investime në tregjet ndërkombëtare).

– https://www.bankofalbania.org/web/Rregjistri_i_Bankave_tregetare_50_1.php (ku, krahasinformacionit për bankat, mund të kalohet tek rubrika “Regjistra të tjerë” dhe të merret informacion për Zyrat e Këmbimit Valutor, Subjektet Financiare Jobanka, Zyrat e Përfaqësimit,dhe Unionet e Shoqërive të Kursim-Kreditit).

SHOQËRITE E LICENCUARA NGA AMF

Shoqëri Komisionere të Letrave me Vlerë

TIRANA BANK sh.a

TRIUMF GROUP sh.a

RAIFFEISEN BANK sh.a

BANKA KOMBËTARE TREGTARE sh.a

SOCIETE GENERALE ALBANIA sh.a

INTESA SANPAOLO BANK sh.a

ALPHA BANK sh.a

BANKA CREDINS sh.a

KAPITAL INVEST sh.a

POSTA SHQIPTARE sh.a

BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE sh.a

FIRST INVESTMENT BANK sh.a

AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES  BROKERAGE sh.a

STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a

Shoqëri Këshillimi për Investime në tituj

APIA Wealth Management Albania sh.a.

AGJENT

AKSIONER INTERNATIONAL SECURITIES BROKERAGE sh.a

STOCK INTERNATIONAL ALBANIA sh.a

SHOQËRITE E LICENCUARA NGA BANKA E SHQIPËRISË

“CAPITAL INVEST” Sh.a.

“PLATINIUM INVESTMENT” Sh.p.k.

“CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA” Sh.p.k.

“ALBANIAN FINANCIAL INSTITUTION” Sh.p.k.

Next Post
Dogji flamurin grek në mes të Athinës, ja kush është shqiptari më i kërkuar në Greqi

Dogji flamurin grek në mes të Athinës, ja kush është shqiptari më i kërkuar në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com