Një grua që është abuzuar seksualisht nga prindërit e saj kur ishte fëmijë është përballur me ta 20 vjet më vonë, tani që u liruan nga burgu.
Çifti kriminal, të quajtur vetëm si Jim dhe Justine, u dënuan me 20 vite burg secili në vitin 1996 për sulmet incestuoze kundër vajzës së tyre Amanda, sulme që vazhduan për rreth 3 vjet.
Në një episod të Dr. Phil, viktima tashmë në të 30-tat e saj, u përball me prindërit biologjikë duke treguar se si abuzimi i shkatërroi jetën.
Në konfrontimin tronditës ajo e pyet mamanë se si mundi që të bashkëpunonte me një kriminel, ta mësonte si të kryente veprimet e turpshme dhe të filmonte gjithçka. Justine rrëfehet se “e di që ka marrë vendime shumë të këqija dhe sot urren veten”.
Në pjesën e dytë të emisionit që transmetohet javën tjetër, Jim thotë se “kurrë nuk ka pasur dyshime apo ndjenja faji pas herës së parë me Amandën kur ajo ishte vetëm 12 vjeç”./a.k