Dy persona kushërinj me njëri-tjetrin kanë sulmuar një avokat në qytetin e Vlorës.
Sipas policisë ngjarja ndodhi paraditen e djeshme rreth orës 11:20, në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, dy personat e shpallur në kërkim, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta, hekur, avokatin Vladimir F. Agresorët janë identifikuar si Shkëlqim dhe Eqerem S.
Avokati është dërguar në spital ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur kërkimet për të kapur 2 kushërinjtë që sulmuan avokatin Fejzo./a.k