Kur do te vijë ajo kohë kur Shqipëria do të shpëtojnë nga shtija që u bëjnë liderët politikë interesave të saj. Kjo kohë tani ka ardhur.
Por, historikisht, shitja e interesit kombëtar shqiptar ka qenë fatkeqësia shqiptare, sepse, fqinjët, pasi pushtuan territoret shqiptare, vazhdimisht kanë blerë lidërshipet politikë në Shqiperi. I pari e bëri këtë manovër Esat Pashë Toptani. Pas tij Ahmet Zogu bëri të njëjtën gjë me Beogradin. Enver Hoxha po me Beogradin u lidh për të siguruar ardhjen e tij në pushtet. Te gjithë kundër interesit shqiptar në Ballkan.
Pas tyre, të njëjtën gjë bëri dhe po bën Sali Berisha. Ky duket të jetë me i pështiri: kërkon të shpëtojë burgun e abuzimeve të tij dhe të taborit të tij familiar, duke kërkuan ndihme në Athinë. Ka shitur territor shqiptar dhe po kërkon ndihme: “ja ku jam, – thotë – i gjithi juaji. Si islamik apo dhe si shërbyes çfarëdolloj, si te doni ju. Vetëm të shpëtoj pasurinë e vjedhur dhe “mbarevajtjen” time si i pandëshkuar, se ju jap gjithçka”.
Por këtij banditi i ka ardhur fundi. Nuk shpëton dot. E ke kohën kundër, Sali, do t’i pagush të gjitha krimet që ke bërë kundër shqiptarëve! Nuk ke me çfarë të shesësh.
Çfarë përfaqëson realisht kjo kohë?
Eshte historia e Shqipërisë që nuk e pranon më shitësin e interesit kombëtar. Nuk ka më as Beograd, as Athine dhe as Moskë që të mbajë në këmbë tradhtinë shqiptare kundër shqiptarëve. Nuk ka më kthim mbrapa: korrupsioni shqiptar do të goditet ashpër nga Reforma shqiptaro-amerikane. Venecia e vendosi Vetingun shqiptar si të paprekur.
Reforma tani do të jetë edhe më e thellë dhe interesi shqiptaro-amerikan në Ballkan pritet të jetë edhe më i konsoliduar. E vetmja shpresë e hajdutëve është që të mos kenë më asnjë shpresë.
Brenda muajit janar largohen 200 gjyqtarët dhe prokurorët e parë të korrupsionit shqiptar. Në muajin shkurt do të mbyllet harku i goditjes së parë antikorrupsion në sferat e larta të politikës shqiptare.
Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë në politikën amerikane për vendosjen e moralitetit në politikën drejtuese në Shqipëri. Kthimi i politikës amerikane dhe europiano-perëndimore te politika austrohungareze e vitit 1912-1913, si e mbështetur te bota shqiptare në Ballkan, është domosdoshmëri historike për zhvillimin e qytetërimit perëndimor.
Antikorrupsioni shqiptar dhe krijimi i demokracisë reale shqiptare, do të jetë angazhimi serioz i politikës peremdimore në Shqiperi.
Demokraci shqiptare dhe treg i lirë shqiptar në Ballkan: kjo është filozofia e politikës së re perëndimore për ngritjen e botës shqiptare në Ballkan, në të vërtetën historike që iu është mohuar padrejtësisht shqiptarëve. Kjo është pikëmbështetja e interesit shqiptaro-amerikan dhe perëndimor në këtë periudhë historike. Kjo lloj politike nuk mund të ndryshojë dot as për 40 vjet.