Punonjës të Rafinerisë së Fierit kanë bllokuar hyrjen e uzinës, duke mos lejuar nisjen e punës këtë mëngjes.
Ata kërkojnë pagat e prapambetura si edhe siguracionet e 15 muajve, pasi kanë punuar deri tani në të zezë. Protesta e 150 punonjësve e zhvilluar me 25 tetor duket se nuk rezultoi efektive për ta.
Punonjësit deklarojnë se mbahen në punë pa kontrata dhe siguracione dhe pasojat po i vuajnë ata që kanë arritur moshën për të dalë në pension. Sipas tyre pagat ndahen natën dhe lekët vijnë me thasë.
Rafineria e Fierit u dha me qira një vit më parë pas kolapsit financiar të Armos.
Pas rihapjes së saj punonjësit rezultojnë të pasiguruar, ndërkohë që pagat e 3 muajve të fundit nuk i kanë marrë.
shqiptarja.com/d.i.