Pesë persona u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit të koduar ”Flash”, finalizuar me sekuestrimin e 70 kg marjuanë dhe 3 automjete, dy prej të cilave me lëndë narkotike dhe njëra shoqëruese. Agjentët e Anti-drogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër. Ata u prangosen teksa ishin duke pirë kafe në një lokal në Durrës, qytet ku kishin sjellë drogën përmes makinave që nga Vlora.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Pilo Zanaj 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;
2. Besian Halka 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;
3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;
4. Islam Imeraj 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;
5. Armando Bardhi 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.11.2016, rreth orës 20:00, në lagjen Nr.14 Durrës janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.W me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit “Marjuanë”, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg.U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë;
•automjetet tip Benz dhe BMW, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike;
• mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi;
•10 aparate telefoni celularë;
• karta identiteti dhe pasaporta.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal. ma.me