Arrestimi i shtetasit Ektor Loka dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. P., u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, për një periudhë dy mujore, dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal në vjedhjen e gjësë së gjallë (lopë dhe viça) në Kavajë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë.
Këtyre shtetasve gjatë periudhës Shtator-Nëntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme:
•Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj. K.
• Vjedhje ndodhur më datë 15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H.
• Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K.
• Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M.
• Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M.
• Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.
Gjithashtu përveç rasteve të sipërcituara janë dokumentuar dhe dy raste vjedhjesh të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Durrës.
Gjatë arrestimit në flagrancë shtetasit Ektor Loka, iu sekuestrua automjeti tip furgon “Mercedes Benz” me të cilin ai po transportonte dy lopë dhe një viç, të cilat ia kishte vjedhur shtetasit C. H., dy aparate celular dhe shuma monetare prej 60.000 lekë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë ,për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga Neni 134/2-25 i Kodit Penal.
ma.me