Një prodhues kinez ka instaluar softuer ‘backdoor’ në 700 milionë telefon me Android, i cili shpërndan të dhënat e përdoruesve pa e ditur ata, transmeton koha.net.
Ky softuer i imponon telefonat që të dërgojnë të gjitha mesazhet tekstuale të smartfonit në një softuer që gjendet në Kinë, çdo 72 orë.
Një avokat që përfaqëson kompaninë ka thënë se krijimi i softuerit është dizajnuar për klientët në Kinë dhe kurrë nuk ka qenë i destinuar për përdoruesit e telefonave diku tjetër.
Por një kompani që prodhon telefon me bazë në Maiami, BLU Products, ka thënë se 120 mijë telefona të tyre kanë qenë të infektuar me këtë, derisa ata kanë lansuar një përditësim për ta eliminuar, transmeton koha.net.
Ky virus është zbuluar nga kompania për siguri, Kryptoëire, me bazë në Virginia, SHBA.
“Kryptoëire ka identifikuar disa modele të pajisjeve mobile me Android që kanë këtë softuer që mbledh të dhëna të ndjeshme personale të përdoruesve, dhe pastaj i dërgon ato te një server që gjendet në Kinë” kanë shpjeguar nga kjo kompani.
Kompania “Shanghai Adups Technology”, që është kineze, ka dizajnuar këtë softuer për të ndihmuar prodhuesit mobil Kinezë që të monitorojnë sjelljet e përdoruesve. (b.an)