• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Thirrja e Tahirit kundër armëve në klipe, Stresi e 2PO2: Bëjmë art, si në filmat me partizanë

by Java News
16/11/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës “Mos quaj, por duaj”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin sa i përket rrezikut të mbajtjes dhe përdorimit të jashtëligjshëm të armëve të zjarrit, Saimir Tahiri këtë herë ka shigjetuar artistët shqiptarë. Sipas ministrit të Brendshëm, shoqëria jonë duhet të refuzojë të pranojë modelin e përdorur nga artistët që shfaqen në klipet e tyre me armë.

“Ju jeni përdorues intensivë të të drejtave sociale. Edhe mua më ka rënë në sy se si të rinj apo të reja, shpesh artistë, akoma më shpesh këngëtarë, venerohen si model pozitiv edhe kur i shfaqen publikut me një armë në dorë. Në fakt, ky është një problem jo i vogël i shoqërisë për sot dhe për gjithçka duam të bëhemi nesër. Unë do pëlqeja dikë që do i bënte jehonë një libri, një kënge, një pikture, më shumë sesa armës, dhunës apo konfliktit. Sot, për fat të keq, modelet sociale, qoftë në klasën tuaj, qoftë në shkollën tuaj, rrjetet sociale, pjesë e modeleve tona janë edhe ata që mundohen të jenë tendencë apo trendy i ditës duke mbajtur një armë. E në fakt, arma nuk është pjesë e burrërisë, më shumë se dija, kultura, toleranca. E ne këtë duhet, bashkë me ju, t’ua transmetojmë të gjithë të rinjve e të rejave. Ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur sot, në mënyrë që ju të jeni të sigurt e të garantuar larg kërcënimit të frikës, larg kërcënimit të dhunës, të konfliktit, armëve pa asnjë dyshim”, është shprehur ministri Tahiri.

KENGET
“Edhe njëherë për kta tipa, që dun me u kthy anej nga erdha. Që bëjnë si p** none e më përmenin mu monedha. Më vjen keq po ta thom, tash sa dola prej shpis tonë, nëse ti s’beson, hajde vetë nonën tonë”. “Kujt ja mori menja se munet me m’prek. Është e vështirë shqipe, nuk osht e lehtë. Duhet t’jeni shum vet, se sun e bojsh vet”. Janë këto vetëm disa nga vargjet e shumta që reperët shqiptarë i kanë sjellë për publikun si “diss”. Jo të rralla kanë qenë rastet kur këta rreshta janë shndërruar edhe në “mollë sherri” mes dy bandave rivale. Pas deklaratës së ministrit Tahiri, për “Vip Pages” të “GSH” kanë reaguar reperi i mirënjohur Stresi dhe 2PO2. Të dy artistët janë shprehur se bëjnë art dhe s’kanë asnjë lidhje me dhunën.
Stresi
I njohur si reperi problematik, Stresi jo rrallëherë është përfshirë në konflikte me artistë të tjerë, në disa raste edhe i armatosur. Megjithatë, në reagimin e tij Stresi është shprehur se deklarata e Tahirit është absurde, pasi si artist që janë, bëjnë art dhe nuk kërkojnë t’i marrin si shembull. E, duke marrë parasysh natyrën e tij, nuk kishte se si të kalonte pa batutë prononcimi i tij. “Ne jemi artistë dhe thjesht improvizojmë, por nuk kërkojmë të na marrin shembull. Duke qenë se tani sapo është zgjedhur presidenti i ri i SHBA-ve, i bëj thirrje Tahirit t’i bëjë një kërkesë që të ndalojë të gjitha filmat e Hollivudit, ku janë pamje aksion me armë, luftë apo kaubojsa. I bie që të ndalohen edhe filmat shqiptarë që një partizan vriste 10 gjermanë. Sepse, në fund të fundit, këto pamje kanë edhe filmat hollivudianë, edhe filmat tanë, por jo për këtë duhen marrë shembuj. E njëjtë është situata edhe në muzikën tonë”, – është shprehur Stresi për “Gazetën Shqiptare”.
2PO2
“Jam artist, nuk kam lidhje me armët”. Kështu e nis deklaratën e tij reperi i njohur nga Kosova 2PO2. Megjithatë, armët kanë qenë hera-herës pjesë e vide-oklipeve të tij. Si përgjigje për deklaratën e ministrit Saimir Tahiri, i cili ka “akuzuar” reperët si promovues të dhunës me armët që ekspozojnë në klipe, Besnik Canolli, i njohur në muzikë si 2PO2, shprehet: “Jo, unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se repi, veçse është art, është edhe një lëvizje, që paraqet edhe vetitë negative”. Artisti ka justifikuar veten dhe kolegët duke theksuar se, ky është një fenomen global. “Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që përdorin armë në videoklipe”, – ka thënë ai.
BW/d.i.

Next Post
Deputetët e “Sigurisë”: Në pikëpyetje besueshmëria e bashkëpunimi i SHISH me partnerët e huaj

Deputetët e “Sigurisë”: Në pikëpyetje besueshmëria e bashkëpunimi i SHISH me partnerët e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In