Kandidati i Partise Demokratike per zgjedhjet e parakohshme qe zhvillohen ne Kolonje ne daten 20 nentor , Dritan Hajro eshte me arsim 8- vjecar.
Kolonjaret e Petro Nini Luarasit dhe Jani Vretos, kane nje tradite te hershme per arsimin, gjate 25 viteve te fundit, sado te lene jashte vemendjes, ka familje kolonjare qe minimalisht ka nje nje pjestar te diplomuar. Ky eshte kolonjari i fundit me 8 vjecare, nuk mund te zgjidhet si kolonjari i pare.
Modeli i Berishes vazhdon po njesoj. Megjithse ne vendin e arsimit, zgjodhi per kryebashkiak nje pronar dyqani bastesh me 8-vjecare te mbaruar dhe gjimnaz qe nuk dihet ku e ka nisur dhe ku e ka mbaruar.
Dritani, ne nje interviste te realizuar para pak ditesh per Blitz.al deklaron se gjimnazin e ka mbaruar ne shkollen e Mesme te Pergjithshme Mollas, me korespodence ne vitin 1995, pra ne moshen 20 vjecare. Nderkohe sipas dokumentit rezulton se Hajro ka mbaruar kete shkolle ne vitin 2000, pra kur ka qene 25 vjec.
Sipas dokumentave Hajro eshte transferuar ne kete shkolle nga diku tjeter ne vit tw trete gjate periudhes kur shkollat ne Shqiperi paten ndricimin me te madh, ne vitin 1997. Shenimi i gjetur ne amze eshte fare i paqarte “Viti i pare i dyte jane hedhur ne baze te vertetimit nga shkolla e mesme Korce. Figuron me numur amze (pa numur).”
Ne qytetin e Korces, jane mbi 5 shkolla te mesme, por ne vertetimin e amzes nuk specifikohet asnjera prej tyre. Ne te nuk ka asnje nr reference nga shkolla e origjines, edhe kjo per nje arsye, sepse Dritani ndoshta nuk ka ndjekur asnjeren prej tyre.
Dritani ne moshen 25 vjecare nxitoi te “mbaronte” gjimnazin me korespondence sepse e priste puna si polic ne dogane, pune nga e cila e perzune per nje marifet akoma me te madh se kjo e diplomes, u ndalua dhe arrestua per kondrabande.
Gjimnazin 25 vjec, e nuk I dihet ku e ka filluar e ku e ka mbaruar, polic ne dogane, i larguar nga policia per kontrabande, sot vesh kostumin e kandidatit. Ku shkojme? E meriton Kolonja kete? Kolonjaret nuk mund te vene ne bast qyetetin, veten, dhe te ardhmen. Bastet le te qendrojne larg Kolonjes.
Ky shkrim nuk eshte serioz. Pse duhet te katandiset medja te perfundoje keshtu?