Një gjykatë në Egjipt ka anuluar vendimin për dënimin me vdekje të ish-presidentit Mohammed Morsi. Al arabyia shkruan se gjyqtarët kanë dëgjuar apelin dhe kanë kërkuar që procesi të ribëhet. Ndërkohë Kasacioni i Kajros ka konfirmuar dënimin e gjykatës e cila në 12 tetor 2015 liroi djemtë e presidentit Hosni Mubarak.
Anulimi i dënimit kapital krahas Morsi përfshin edhe 22 liderë të vëllezërve myslimanë.
Morsi u akuzua për organizimin e grushtit të shtetit në 3 korrik 2013 dhe u dënua pasi u arratis nga burgu gjatë revolucionit të 2011 kur u kap dhe Hosni Mubarak. Akuza ndaj Morsit përfshinte faktin se ai ka bashkëpunuar me Hamas, Hezbollah dhe persona të tjerë për realizimin e atentateve.
ma.me