Lirohen dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të ndaluar nga policia greke. Lajmi bëhet me dije nga burime të Ministrisë së Jashtme. Të njëjtat burime sqarojnë se librat ishin për fëmijët shqiptrë që jetojnë në shtetin helen.
Shoferët Altin Tafa dhe Agim Asllani u ndaluan me akuzën e “shpërndarjes së materialeve propaganditiske”, pasi policia greke deklaroi se u gjetën në libra harta të “Shqipërisë së Madhe”.
Sipas autoriteteve greke, në një prej teksteve kishte elemente sensitive.
Çështja u zgjidh me ndërhytjen e Ministrisë së jashtme dhe Amabsadës Shqiptare në Athinë, që u pasua me lirimin e dy shoferëve.
***
Tensionet midis Shqipërisë dhe Greqisë sa vijnë e shtohen. Po kështu, edhe veprimet konkrete të autoriteteve greke që prej kohësh kanë nisur kthimin e shqiptarëve në kufij. Por pas rasteve të tilla, një tjetër incident ka ndodhur që mund të tensionojë edhe më tepër marrëdhëniet midis dy vendeve.
Autoritetet greke kanë ndaluar dy shoferë të Ministrisë së Jashtme shqiptare të cilët transportonin libra në gjuhën shqipe, kryesisht abetare. Sipas informacioneve në pranga të autoriteteve greke kanë rënë dy shoferët Altin Tafa dhe Agim Asllani.
Mes librave të dnryshëm shqip, sipas autoriteteve greke ata kishin edhe libra me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, gjë e cila është cilësuar e jashtëligjshme nga policia greke. Mësohet se ata janë ndaluar nën akuzën e “shpërndarjes së materialeve propaganditiske”. Ndërkohë ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e MPJ./a.m.