Gripi, kolla, dhimbjet e fytit janë kryefjala e stinës së vjeshtës. Ja disa këshilla të thjeshta për t’u mbrojtur nga virozat dhe për të forcuar sistemin tuaj imunitar.
Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport
Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30-45 minuta pesë ditë në javë. Në fakt në ambientet e mbyllura jeni më tepër në kontakt me njerëzit dhe si pasojë mund të merrni virusin. Edhe aktiviteti fizik, sidomos në ajër të pastër, forcon sistemin imunitar.
Pushim dhe ushqim të shëndetshëm
Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t’ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj. Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin. Përveç të tjerash, njerëzit e stresuar janë të prirur të ushqehen keq, shumë pak, ose në mënyrë pak të shëndetshme. Për të shmangur rreziqet e mundshme duhet t’i kushtoni rëndësi edhe vetes, të bëni atë që ju pëlqen, të qetësoheni dhe të çliroheni prej të gjitha angazhimeve ku vareni.
Lani duart shpesh
Viruset e gripit mbijetojnë nga dy deri në tetë orë te dorezat e dyerve dhe mbi sipërfaqe të ndryshme, si tryezat etj.. Si pasojë është shumë e lehtë që të sëmureni në ambientet e punës, por mund ta shmangni duke larë shpesh duart dhe duke u përpjekur të mos prekni sytë, hundën dhe buzët. Mirë do të ishte që të përdorni sapun të lëngshëm, sepse mikrobet mund të formohen edhe mbi kallëpin e sapunit. Duart duhen fërkuar mirë për 20 sekonda dhe të thahen me peshqir, ose letër duarsh (por jo mbi rroba).
Kurat natyrore që nxisin mbrojtjet imunitare
Kurat natyrore janë sekreti për të rritur imunitetin. Duke u fokusuar te simptomat dhe “debulesa” e subjektit, mund të reduktohet deri në 95% mundësia për t’u prekur nga viruset, i ftohti, gripi, apo sëmundjet respiratore. Mjaft efikase janë edhe kurat “e gjelbra” natyrore të fitoterapisë dhe aromaterapisë që ndihmojnë në parandalimin ose kurimin e virozave të stinës.