Është publikuar edhe fotoja e autorit të vrasjes së parukieres në Lezhë, Etleva Ndokës. Ky në foto është autori i arrestuar sot në Mirditë, Alfred Nikolli. Ai u arrestua nga policia teksa lëvizte me automjet në rrethinat e Mirditës. Mësohet se vrasja ka patur motive xhelozie, pasi autori ishte në një lidhje intime me parukieren.
ARRESTIMI
Pas disa orësh ndjekje nga policia, arrestohet autori i vrasjes së 28-vjeçares e cila u qëllua me armë zjarri pistoletë brensa parukerisë së saj në qytetin e Lezhës. Sipas policisë 31- vjeçari Alfred Nikolli u kap pasi u hodh nga një makinë në lëvizje, në një zonë rurale në Mirditë. Viktima quhet Etleva Ndoka dhe edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin rajonal për mjekim, humbi jetën. Mësohet se ajo e kishte marrë me qera parukerinë dhe punonte prej disa kohësh.
INFORMACIONI ZYRTAR I POLICISE:
Identifikohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në qytet Lezhë ku mbeti e plagosur shtetasia E.N. 28 vjeçe banuese në Lezhë, e cila pas transportimit në spital Lezhë për ndihmen e nevojshme mjekësore , ka ndërruar jetë. /ma.me
Alfred Nikolli pas arrestimit