Një figurë e lartë e Al-Qeadas i cili është përgjegjës për mbledhjen e milionave për grupin terrorist dhe për rekrutimin e 3 mijë fëmijëve si ushtar për të luftuar në Siri, ka festuar fitoren e zgjedhjeve të Donald Trump, transmeton koha.net.
Abdullal al-Muhaysini është një anëtar i shquar i rrethit të ngushtë të al-Nusrah, që është grupi i Al-Qeadas në Siri, ku bëjnë pjesë edhe disa shqiptarë që kanë shkuar për të luftuar në Siri, transmeton koha.net.
Në një seri të postimeve në Twitter, raporton dailymail, al-Muhaysini e ka quajtur zgjedhjen e Trump si fitore e “hap i rëndësishëm” për grupin terrorist.
“Në këndvështrimin tim, fitorja e Trump është një hap i rëndësishëm drejt fitores së Alah al-Sunnah (sunitëtve)”.
Ndërsa në postimin tjetër, ai ka shkruar: “Kjo është mirë, Obama nuk dëshironte betejë frontale, ndërsa shënjestër kishte selitë, e Trump varet nga fitimi i luftërave dhe shteteve bazuar në principe…fitorja e Trump mund të jetë nismë për betejat e përgjakshme dhe një rrëmuje të madhe”. (b.an)