Tregtari i patundshmërive, zvicerani Peter Eberle nga St. Galleni ishte i dënuar me burg për mashtrim. Pas kësaj, ai kishte dashur të bënte “pak pushim” nga burgu, siç u kishte shkruar autoriteteve. Ai ishte dënuar pasi që së bashku me një koleg ua kishte vjedhur disa bankave dhe sigurimeve 18 milionë franga. Pas dënimit, në janar 2015 Gjykata Kantonale i kishte kërkuar atij një zhdëmtim prej 1.7 milion frangash në emër të shpenzimeve dhe të procedurës. Disa shuma më të vogla që i shtohen kësaj, rrjedhin nga një procedurë në Gjykatën e Qarkut në Wil dhe një tjetër po në Gjykatën e Kantonit. Kështu, shuma e përgjithshme që ka ai borxh është 1.796.949 franga me një kamatë prej 5%. Këtë shumë, kantoni po provon ta nxjerrë nga ai përmes procedurës së përmbarimit dhe gazetës zyrtare. Në gazetën zyrtare përveç urdhrit të pagesës është publikuar edhe një urdhërarrest për Eberle-n. Atij i janë bllokuar tashmë disa xhirollogari, por autoritetet nuk e japin shumën e parave që ka pasur në to.